E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine Bo Xilai pergjonte presidentin

Pasi u vendos heshtja në Kinë, ku në web nuk është e mundur të kryesh kërkime mbi argumentin, rënia në dëshpërim e liderit komunist Bo Xilai vazhdon të jetë objekt zbulimesh në shtypin perëndimor.

Prestigjozia “Neë York Times”, duke konfirmuar zërat e shtypit të Hong Kongut, shkruan për arsyen e vërtetë të rënies së Bo, që ishte në momentet e ngritjes në karrierë.

Sipas gazetës, shkak për rrënimin e politikanit u bë zbulimi se kishte përgjuar bisedat telefonike të liderëve kinezë, mes të cilëve presidentin dhe njëkohësisht sekretarin e Partisë Komuniste, Hu Jintao.

Çështja e Xilai u komplikua tej mase, pas dyshimeve se ai vetë dhe bashkëshortja e tij, Gu Kailai, janë përfshirë në vdekjen e një biznesmeni britanik.

Skandali politik i Bo Xilai, i cili u shkarkua nga detyra në rangjet e larta të partisë, konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë të regjistruar në dekadat e fundit në Kinë.

Pas përjashtimit të tij, për shkelje serioze të disiplinës, kryeministri kinez Uen Jiabao bëri thirrje për masa më të forta kundër korrupsionit. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›