E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine dhune aktivistit pas publikimit te videos

Një aktivist i rëndësishëm kinez i të drejtave të njeriut dhe gruaja e tij u rrahën keqas nga policia kineze, pasi publikuan një video që tregonte ata në gjendjen e arrestit të shtëpisë.

Chen Guangcheng dhe gruaja e tij, Yuan Weijin, u dëmtuan rëndë nga goditjet që morrën prej zyrtarëve, sipas Shoqatës Kineze për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Një ditë më parë, një video u shfaq në mediat ndërkombëtare, ku shfaqej se Guangcheng-u duke akuzuar autoritetet për survejimin e ngushtë të tij që prej një viti, që prej lirimit nga burgu.

Ai u vendos pas hekurave pasi ngriti zërin kundër detyrimit të aborteve që qeveria kineze ndërmerr.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›