E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, dy të vdekur nga moti i keq

Dy persona kanë vdekur në ishullin turistik të Hainan, në jug të Kinës, për shkak të tufanit Conson.

Tufani, i pari që godet këtë vit Kinën, mbërriti nga Hainan duke shkaktuar shumë dëme dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Gati 40 mijë persona u evakuuan nga frika e prishjes së shtëpive të tyre. Tufani shkaktoi vdekjen e të paktën 53 personave në Filipinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›