E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine incident ne fabriken e vdekjes

Një shpërthim në fabrikën e iPad-it në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Lajmi njoftohet nga mediat kineze që bëjnë me dije se ende nuk është e qartë se nga se ka ardhur shpërthimi.

Fabrika e Foxconn, në pronësi tajvaneze, njihet ndryshe edhe si fabrika e vdekjes. Për shkak të kushteve të punës dhe orareve të tejzgjatura të turneve, në këtë fabrikë në dy vitet e fundit janë regjistruar dhjetra vetëvrasje mes punëtorëve.

Foxconn është prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i aksesorëve për Apple, Sony dhe Hewlett-Packard.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›