E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, ish-politikani rrezikon dënimme vdekje për shpërdorim pushteti

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Vendimi, ditët e ardhshme Xilai mohon akuzën për korrupsion Kinë - Pas pesë ditësh të njëpasnjëshme të seancave dëgjimore në Jinan, në lindje të provincës Shandong, ka përfunduar gjyqi për korrupsion, përvetësim dhe shpërdorim të pushtetit kundër Bo Xilai, ish-liderit të Partisë Komuniste dhe ajkës së nomenklaturës kineze.

Sipas Agjencisë zyrtare të lajmeve "Xinhua", vendimi do të shpallet në një datë të paspecifikuar në ditët e ardhshme. Në argumentet e saj përfundimtare, prokuroria ka cilësuar "jashtëzakonisht serioze" krimet e kryera nga politikani Xilai. 

Sipas ligjit prokurorët kanë thënë se çështja duhet trajtuar me rreptësi që në praktikë do të thotë se është e barasvlershme të kërkohet edhe dënimi me vdekje. Drama që çoi në rënien e Xilait në vitin 2012, u shkaktua nga arratisja e ish krahut të tij të djathtë, Wang, në konsullatën amerikane në Chengdu, të cilit ju refuzua azili politik. 

Më pas Wang u arrestua nga autoritet ku pohoi se ishte kërcënuar nga Bo, kur ai zbuloi se gruaja e tij Gu Kailai kishte vrarë biznesmenin britanik Neil Heywood. Dalja në gjyq e ish-anëtarit të Byrosë Politike shikohet si një fakt për të luftuar konkurrentët politikë ku Xilai u refuzua të ngjitej në rrethin më të lartë të udhëheqjes në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, për shkak të skadalit të gruas së tij në 2012-n.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›