E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine koha e keqe vret 17 persona

Të paktën 17 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë të plagosur si pasojë e stuhive të dhunshme që goditën provincën e Guandongut, në jugun e Kinës.

Shërbimet e emergjencës bënë me dije se shkardhje dheu, rreshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme goditën kryeqytetin e krahinës, Guangshoun dhe qytetet e ndodhura pranë, Foshanin, Dongguanin dhe Zhaoqingun.

Viktimat u provokuan nga goditja prej objekteve të rëna nga lart apo të transportuara nga era apo nga shembja e mureve.

Sipas agjensisë “Xinhua”, të plagosurit janë 118. Krahina ëshrtë një prej më të industrializuarave në Kinë, por nuk ka lajme për dëmtime nëpër qëndra pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›