Kine lirohet aktivisti i te drejtave te njeriut
Autoritetet kineze liruan aktivistin e të drejtave të njeriut, juristin, Teng Biao.
Grupe dhe aktivistë të të drejtave të njeriut thanë për mediat ndërkombëtare se Biao u lirua pas 70 ditësh burgim dhe bashkëshortja e tij konfirmon se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Lirimi ka ardhur pas dy ditësh bisedime mes një delegacioni amerikan për të drejtat e njeriut dhe autoriteteve kineze.