E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine mbahet ne arrest shtepie bashkeshortja e Xiaobos

Ne nje postim ne faqen e saj ne rrjetin social ne Twitter Liu Sha thote se ajo nuk e di se kur do te lejohet te dale nga shtepia e saj ose te takoje dike. Beth Shuanke keshilltare ligjore per Freedom Now nje grup per te drejtat e njeriut me baze ne SHBA qe po vepron si keshilltar ligjor nderkombetar per Liu Xiaobo thote se Liu Sha eshte ne arrest shtepie qe kur u lejua per te vizituar bashkeshortin e saj ne burg.

Qe ate moment ajo nuk eshte lejuar qe te lere apartamentin e saj dhe askush nuk eshte lejuar te hyje ne apartamentin e saj. E kam kuptuar gjithashtu se telefoni i saj eshte shkaterruar. - thote ajo

Te premten mbasi Liu Xiaobo u shpall fitues i cmimit Nobel te Paqes per kete vit autoritete kineze rane dakort qe te conin Liu Sha ne nje burg ne Kinen verilindor ku vuan denimin i shoqi i saj.

Beth Shuanke e organizates Freedom Now thote se Liu Xiaobo qau kur mesoi se ai ishte vleresuar me cmimin Nobel. Ajo thote se ai deshiron qe tua dedikoje kete cmim te gjithe atyre qe u vrane gjate revoltes pro demokracise ne vitin 1989 ne sheshin Tienanmen

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›