Kinë: pas tërmetit rritet rreziku i epidemive
Katër ditë pas tërmetit të rëndë në Kinë presidenti i vendit Hu Jintao ka shkuar në zonën e krizës. Gjatë një vizite në provincën jugperëndimore Sizhuan ai u bëri thirrje forcave të shpëtimit të bëjnë më shumë përpjekje për furnizimin e të mbijetuarve. Qeveria në Pekin paralajmëroi ndaj shpërthimit të epidemive dhe u bëri thirrje forcave të shpëtimit të varrosin sa më shpejt të vdekurit. Ndërkohë ka filluar puna edhe për riparimin e digave të dëmtuara nga tërmeti pasi frika nga përmbyjtjet është e fortë. Në rajon fillon këtë muaj stina e shirave. Edhe sot në zonën e epiqendrës ka patur tronditje të forta pas tërmetit. Sipas vlerësimeve më të reja si pasojë e lëkundjeve të tokës të hënën e shkuar humbën jetën më shumë se 50.000 vetë.