E Diel, 1 Nëntor 2026

Kine politikani Bo Xilai nen akuze

Autoritetet kineze kanë akuzuar politikanin e përfolur Bo Xilai për ryshfet, korrupsion dhe abuzim me pushtetin, bën të ditur media shtetërore kineze.

Bo Xilai, ish-shef i një dege provinciale të Partisë Komuniste kineze, u përjashtua nga partia pas një skandali që kishte të bënte me vdekjen e një biznesmeni. Bashkëshortja e tij, Gu Kailai u burgos gushtin e kaluar për vrasjen e britanikut Neil Heywood. Akuzat ndaj zotit Bo u ngritën të enjten në lokalitetin Jinan të provincës Shandong, raporton media shtetërore. Skandali që mori emrin e politikanit, që ekspozoi korrupsionin dhe mungesën e luftimit të tij në qarqet e larta të Partisë Komuniste, ishte ndër më të mëdhenjtë të regjistruar në Kinë në vitet e fundit. Zoti Bo kishte përfituar nga avantazhi i detyrës së tij për të pranuar një shumë shumë të madhe parash dhe pronash, thotë agjencia “Xinhua” duke cituar fletë-padinë. Ai gjithashtu akuzohet për përvetësim të parave të shtetit. Dërgimi i padisë zyrtare në gjykatë tregon se procesi është i pashmangshëm, raporton korrespondenti i BBC në Shangai. Gjithësesi, data e procesit nuk është caktuar ende. Më parë zoti Bo konsiderohej si një figurë në ngritje në radhët e Partisë Komuniste, si dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm të vendit. Megjithatë, ai u bë objekt kritikash pasi një ish-shef policie, Wang Lijun, u fut në konsullatën amerikane në shkurt të vitit 2012, duke kaluar atje një ditë të tërë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›