E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine shpeton mrekullisht 2-vjecari

Është dashur ndërhyrja e ekipeve të specializuara për të ndihmuar një fëmijë 2-vjecar, këmba e të cilit kishte mbetur e bllokuar në një kanal drenimi në jug-perëndim të Kinës.

Djali ishte duke luajtur kur u rrëzua, e këmba i hyri në një të çarë nga ku nuk mund të nxirrej pa u dëmtuar, përvecse duke thyer shtresën rrethuese prej betoni.

Përpjekja e parë për ta liruar të miturin nga masa e betonit 8 centimetra e trashë dështoi, por pas disa tentativash të tjera, më në fund shtresa u arrit të çahej pa u cënuar fëmija. 2-vjecari doli nga ky incident vetëm me disa lëndime të vogla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›