Kinë, të paktën 11 të vdekur nga shembja e urës në provincën Shaanxi

Të paktën 11 persona humbën jetën pasi një pjesë e një ure autostrade në provincën Shaanxi të Kinës u shemb, njofton media shtetërore.
Ura në qarkun Zhashui në qytetin Shangluo u shemb rreth orës 20:40 sipas kohës lokale të premten nga reshjet e papritura të shiut dhe përmbytjet, njoftoi departamenti provincial i publicitetit. Rreth 30 persona mendohet se janë zhdukur.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë pesë automjete nga një lumë ndërsa përpjekjet kanë vazhduar për të arritur tek të mbijetuarit.
/ rtsh.al /