Kinë, vriten katër persona

Agjensitë e lajmeve shtetërore në Kinë, kanë bërë të ditur se të paktën katër persona janë vranë sot, kur disa persona kanë sulmuan një rajon policie në rajonin e trazuar të Kinës Xinjiang.
Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se sulmuesit, të cilët ishin nga rajoni i pakicës Uighur kryesisht myslimane, i vunë zjarrin ndërtesës në qytetin e largët të Hotan në veriperëndim dhe kanë marrë një numër të përsonave peng.
Raportohet se dy nga të vrarët ishin pengje, njëri punëtor i sigurisë dhe tjetri policë.