Kinemaja shqiptare në Romë
Filmat
Shqipëria në kinemanë e saj, është titulli i aktivitetit që do të zhvillohet nga 2 deri 5 qershor në Shtëpinë e Kinemasë në Romë. Objektivi është të bëhet e njohur kultura dhe shoqëria shqiptare për publikun italian, siç shpjegon drejtoresha e shoqatës Syri Blu, Anna Cenerini Bova, organizatore e aktivitetit. Filmat pjesëmarrës janë Parullat, Kolonel Bunker, Muaj mjalti, Tirana viti 0, Trishtimi i zonjës Shnajder, Nata pa hënë, Vdekja e kalit dhe Amnistia, ku të pranishëm do të jenë edhe regjisorët e filmave. Në natën e çeljes do të jenë edhe personalitete të kinemasë italiane, si Giuliano Montaldo dhe Marco Bellocchio.