Kinematografia turke në zi/ Ndahet nga jeta aktori i serialit “Ezel”

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan.

Arslan, i njohur gjerësisht për rolet e tij në seriale të suksesshme televizive, mes të cilave “Ezel”, ku interpretoi personazhin Mesut Sure, si dhe në shumë prodhime të tjera.

Arslan u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk mundi të mbijetojë.
Sipas raportimeve të para të mediave, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë infarkti.
Görkem Arslan ka pasur një karrierë të gjatë në teatër, televizion dhe kinematografi.
Kujtojmë gjithashtu se ai ka luajtur rolin e “Saru Batu” në serialin shumë të dashur për publikun shqiptar “Osman”.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka shkaktuar një valë trishtimi tek fansat dhe kolegët e tij në industrinë e artit, të cilët shprehin ngushëllimet e tyre.