King-Smith falënderon Veliajn për “Çelësin e qytetit”: Bashkëpunim i shkëlqyer në këto tre vite

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për nderimin me “Çelësin e Qytetit”, duke vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer në tre vitet që ai shërbeu në vendin tonë.
“Nuk gjej fjalë për t’ju falënderuar për gjithë bashkëpunimin tuaj në këto tre vite dhe për të gjitha themelet që kemi shtruar gjatë këtyre viteve. Miqtë e mi këtu do të mbeten”, tha ish-ambasadori Alastair King-Smith.
Në përfundim të mandatit të tij si ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në një ceremoni të posaçme në bashkinë e Tiranës.
/k.s/a.f/