Kirby: Serbia se njohu Kosovën me marrëveshjen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës, por të përmirësoj raportet.
Këtë sqarim e dha ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby të enjten në Beograd.
Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të thotë njohje të Kosovës u ka thënë mediave serbe diplomati amerikan.
Deklarata e tij është bërë pasi diplomati amerikan është pyetur nga gazetarët serb nëse Washingtoni zyrtar e konsideron nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve si njohje që i ka bërë Serbia Kosovës.