E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha Katolike gjermane hap një linjë telefonike për viktimat e abuzur seksualisht


Kisha katolike në Gjermani hapi një lidhje telefonike për viktimat e abuzuara, ndërsa një anketë e re tregoi se skandali i abuzimeve do ti kushtojë kishës disa nga pjesëtarët e saj. Peshkopi i dioqezës së Trierit Stephan Ackerman, i cili foli për abuzimin seksual një një konferencë të Peshkopatës gjermane, tha se lidhja telefonike ishte pjesë e përpjekjeve të kishës për të sqaruara ato që kanë ndodhur si dhe për të ndihmuar viktimat e abuzuara. "Ne do të bëjmë të pamundurën që abuzimet seksuale të mos ndodhin më në kishën katolike." Tha peshkopi i trierit Ackerman.
Në gjermani pretendimet e më shumë se 250 rasteve kanë ndodhur në javët e fundit, ndërkohë që shumica e tyre ka ndodhur gjatë dekadave të ndryshme të kaluara.
Vatikani ka mohuar në mënyrë të përsëritshme se Papa Benedikti gjatë kohës që ishte kryepeshkop i Mynihut në vitet 80, ka qënë i përfshirë në një vendim për të rikthyer një prift në punë, i cili i ishte nënshtruar një terapie të abuzimit seksual.
Drejtori i shërbimit të këshillimit për dioqezën, Andreas Zimer tha se nëpërmjet lidhjes telefonike viktimat mund t'i drejtohen një avokati nëse ata dëshirojnë. Telefonuesit nuk janë të detyruar të japin asnjë detaj në lidhje me veten, dhe mund të mbeten anonim kur ata zgjedhin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›