Kishida kryeministri i ri i Japonisë

Ish-ministri i Jashtëm japonez, Fumio Kishida është zgjedhur si kreu i ri i qeverisë së ekonomisë së tretë më të madhe në botë.
Dhoma e Ulët e parlamentit miratoi konservatorin 64-vjeçar si pasuesin e Yoshihide Suga si kryeministër, i mbështetur nga shumica e votave nga partitë e koalicionit qeverisës.
Kishida, i cili ishte ministër i Jashtëm për shumë vite nën ish-kryeministrin konservator të krahut të djathtë Shinzo Abe, së shpejti do të prezantojë kabinetin e tij.
Nën paraardhësin e tij Suga, sondazhet për Partinë Demokratike Liberal-demokrate (LDP) ishin zvogëluar gjatë luftës së qeverisë për të trajtuar krizën e koronavirusit.
Që atëherë, megjithatë, të dhënat e infektimit kanë rënë në mënyrë dramatike duke marrë parasysh normat më të larta të vaksinimit dhe gjendja e jashtëzakonshme u hoq disa ditë më parë.
LDP konservatore ka drejtuar Japoninë pothuajse vazhdimisht për dekada të tëra./ATSH