E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishim të dhëna për sulm ndaj kryeministrisë

Ish-komandanti i Gardes, Ndrea Prendi ne gjykate

TIRANE- Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi gjate deshmise para trupit gjykues, ne akuze per 21 janarin, ka thene se para nisjes se demonstrates kishin pasur informacione per sulm ndaj kryeministrise, parlamentit, madje edhe se nje snajper kishte objektiv dritaret e kryeministrise.

Ai ka pohuar se Garda kishte gjithashtu dyshime se mjeti që tentoi të hynte në kryeministri kishte eksploziv dhe sipas tij, kur makina shpërtheu derën e Kryeministrisë gjendja u tensionua se tepermi.

Sipas tij, ne baze te nje informacioni ishte marre vesh se nje person i pajisur me snajpër ishte si objektiv dritaret e kryeministrisë.  Ai ka thene se objektivi i turmës nuk ishte vetëm kryeministria, pasi informacionet flisnin edhe për një sulm të dytë ndaj parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›