Kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të fshatit malor, shpëtohen dy turistet angleze nga Policia në Orikum
Dy turiste angleze të cilat humbën rrugën në një terren të vështirë malor të fshatit Dukat, u ndihmuan nga Policia e Orikumit.
Turistet kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor dhe falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat.
Ato ndodhen në gjendjen të mirë shëndetësore dhe po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar.
Njoftimi i Policisë:
Dukat, Orikum
Kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu vijnë në ndihmë 2 turistëve anglezë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë.
Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët anglezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm, profesionalizmin e treguar dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.
DVP Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe për t’ju ofruar qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve një shërbim sa më cilësor.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
