E Martë, 3 Nëntor 2026

Kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet 23-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një 23-vjeçar që  kishte kthyer një vilë dykatëshe në një shtëpi bari u arrestua nga policia  në Malësinë e Madhe, ndërsa u shpall  në kërkim edhe pronari i ndërtesës.

Në pranga ra Xhoni Gjekaj, i cili siç shihet në këto pamje kishte kthyer vilën e Françesk Macorajt në një ambient ku kultivoheshin bimët narkotike kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën në fshatin Bzhetë,  policia gjeti 145 rrënjë kanabisi. Ndërkohë u sekuestruan 64 llamba si dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia ndërkohë ka proceduar në gjendje të lirë edhe 5 punonjës të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të linjave të energjisë të cilat i shërbenin aktivitetit kriminal. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›