Kishin zënë me çadra e shezlongë plazhin e Gjipesë, nën hetim 2 persona

Dy persona janë vënë në hetim pasi kishin vendosur pa lejë çadra dhe shezlogë në gjirin e Gjipesë në Himarë.
Pas kontrolleve efektivët hoqën 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje në këtë plazh, duke e zaptuar atë në mënyrë të paligjshme.
Nën hetim janë vënë A. Z dhe B. Sh., ndërsa kontrollet për lirimin e plazheve publike dhe të lira për qytetarët vijojnë në të gjithë rivierën e jugut të vendit.
/rtsh.al/