E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishte bërë plan t’i bënte “pritë” Ramës pas takimit, shoqërohet organizatori i protestës në Vlorë

Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona pasditen e kësaj të shtune, të cilët qëndronin pranë Pallatit të Kulturës, ku Kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut dhe me qytetarë të pranishëm.

Sipas burimeve, personi i shoqëruar dyshohet se kishte bërë plan për t’i bërë “pritë” Kryeministrit pas përfundimit të takimit, duke shprehur pakënaqësi për projektet e fundit në qytetin e Vlorës.

Policia ndërhyri duke shoqëruar një person dhe duke marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë takimit të Kryeministrit me strukturat dhe qytetarët e Vlorës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›