E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishte mbetur i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak

Është shpëtuar turisti polak, i cili kishte mbetur i bllokuar prej rreth 24 orësh në malin e Çikës, në Vlorë.

Shtetasi polak, i cili prej ditës së djeshme kishte nisur eksplorimin e zonës malore, kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë. Ai kishte pësuar dëmtime dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të kthehej vetëm.

Prej mbrëmjes së djeshme, drejt zonës u nisën dy grupe kërkim-shpëtimi, të përbëra nga efektivë të Policisë së Vlorës, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të zonave të mbrojtura. Pas kërkimeve, grupet bënë të mundur gjetjen e shtetasit polak.

Mali i Çikës, me lartësi 2,044 metra, është një nga zonat më të vështira malore të jugut dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›