E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kishte mbjellë 10 mijë bimë kanabis/ Shkodër, arrestohet pas 2 vitesh arrati 33-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar 33-vjeçarin Mhill Shpati si bashkëpunëtor në mbjelljen e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir.

Mhill Shpati ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›