E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kishte paditur për shpifje Berishën, pushohet çështja e nisur nga avokatja Teodoresku

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pushojë çështjen penale të nisur pas një kallëzimi për “shpifje” të avokates Valentina Teodoresku kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha, djalit të tij, Shkëlzen Berisha, tre deputetëve të PD dhe disa gazetarëve.

Teodoresku është avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata për të mbrojtur interesat e Sali Berishës në seancën e verifikimit të masës së parë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”, tetorin e vitit 2023.

Teodoresku pretendoi si shpifëse deklaratat publike të të kallëzuarve prej saj ku e identifikonin si patronazhiste dhe ish-hetuese të kohës së diktaturës.

Sipas vendimit të gjykatës, pushimi i çështjes është bërë për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të arsyeshme të kallëzueses Teodoresku në seancën e së hënës

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›