Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati/ Tiranë, vihet në pranga 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor “Games of chance”.
Ky shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, për lojën e kundërligjshme “Poker”.
Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me çipsa, shuma parash dhe 1 celular. Ndërkaq u proceduan 11 persona, të cilët ishin duke luajtur./abcnews.al