E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kishte probleme me shëndetin mendor/ 68-vjeçari i vendos flakën shtëpisë së tij në Vlorë dhe largohet

Një banesë ka marrë flakë në mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen Partizani.

Dyshohet se një  68- vjeçar me probleme të shëndetit mendore i ka vendosur zjarrin banesës së tij ku jetonte dhe më pas është larguar.

Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve teksa prej minutash kanë dyshuar se 68-vjeçari gjendej në brendësi të saj.

Pasi kanë shuar zjarrin kanë konstatuar të kunderten. Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha pasi  dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotësisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›