E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo FOTO e presidentit Obama acaron turqit

Kjo foto e presidentit amerikan, Barack Obama, ka acaruar shumë turqit.

Njeriu më i fuqishëm në botë është ulur në tavolinën e tij të shkrimit në Zyrën Ovale. Në njërën dorë ka një receptor, në tjetrën në tjetrën një shkop bejsbolli. Obama po flet me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Por a simbolizon shkopi fuqinë e presidentit amerikan?

Në Turqi fotoja shihet si një fyerje. Politikani i opozitës, Metin Lutfi Baydar thotë: Kjo foto tregon se nga kush i merr urdhrat kryeministri ynë.

Vetë Shtëpia e Bardhë thotë se e ka publikuar foton për të treguar atmosferën e çlirët mes dy udhëheqësve kur komunikojnë.

Erdogan vetë thotë se Obama është një mik, të cilit nuk i mungon respekti dhe sjellja e mirë.

Para dy vitesh Obama publikoi një foto duke folur me kryeministrin izraelit, Netanjahu, ndërkohë që kishte këmbët mbi tavolinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›