Kjo është Premierliga. 8 ndeshje 34 gola

Në ditën e shtunë të javës së 20-të në futbollin anglez u zhvilluan 8 ndeshje. Se futbolli anglez është më i bukuri dhe më atraktivi në botë, tregojnë edhe statistikat ku nuk mungojnë edhe golat dhe spektaklet.
Në 8 ndeshjet e ditës së shtunë janë realizuar plot 34 gola. Më së shumti pati në sfidën Arsenal-Newcastle, gjithsejtë dhjetë, shtatë ishin në sfidën Norwich-Manchester City, ndërsa gjashtë në sfidën Stoke-Sauthampton./Indeksonline/