Kjo kafkë nuk mund të jetë njerëzore (FOTO)
Share
Një kafkë e gjetur në Peru mund të provojë më në fund ekzistencën e alienëve. Kafka me formë të çuditshme- e madhe 50 centimetër, thuajse sa i gjithë trupi, ka lënë të shtangur antropologët. Kafka u zbulua nga Renato Rikelme, që thotë se zgavrat e syve janë shumë të mëdha.
Tre antropologë të tjerë nga Spanja e Rusia kanë ardhur në muzeun ku ndodhet skeleti dhe po hetojnë më tej. Ata kanë rënë dakord se kjo nuk është një qenie njerëzore.
Megjithatë në qytetërimet Maja ekzistonte një ritual për deformimin artificial të kafkës. Për ti dhënë kokës formën e dëshiruar, konike, rrumbullake ose të sheshtë, fëmija sapo lindte mbulohej me një rrobë të shtrënguar fort. Koka vendosej mes copave të drurit për ti dhënë formën e duhur.

