E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo mrekulli e çoi drejt shenjtërimit Papa Gjon Palin II

A i ka shpëtuar Papa Gjon Pali II jetën kësaj gruaje?

Floribeth Mora Diaz, 50 vjeç, nga Kosta Rika, është e bindur plotësisht se është kështu.

Ajo është arsyeja pse Papa polak do të shpallet shenjtor tetë vjet pas vdekjes.

Më 8 prill 2011, Floribeth Mora Diaz u zgjua me dhimbje të tmerrshme në kokë.

Në spital mjekët i thanë se kishte edhe një muaj jetë pasi vuante nga një aneurizëm e pashërueshme në kokë.

Por besimtarja katolike nisi ti lutej portretit të Gjon Palit II.

Më pas dëgjova një zë që më thoshte: Çohu, mos ki frikë, tregon Mora Diaz.

Janë të njëjtat fjalë që kishte thënë Papa polak kur ishte në mars të vitit 1983 në Kosta Rika.

Ajo kishte marrë pjesë në meshën e organizuar nga Papa në stadiumin kombëtar.

Pak pasi dëgjoi zërin, ajo u shërua. Mjeku i saj, Alejandro Vargas tha se shërimi i saj nuk mund të shpjegohet nga pikëpamja shkencore.

Që të shpallen shenjtorë, kandidatëve duhet tu provohen dy mrekulli.

Gjon Pali II u lumturua në vitin 2011, pasi kishte shëruar një murgeshë nga sëmundja e Parkinsonit.

Pas nënshkrimit të premten nga Papa Françesku, tani Gjon Pali do shenjtërohet./ep

kosta rika

kosta rika 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›