Kjo natë për Bayernin

Bayern Munchen ka patur një natë të këndshme sot pasi që kundërshtarët e saj për titull në Bundesliga kanë dështuar.
Dortmund ka barazuar 1 me 1 për Fortuna Duseldorf. Blaszczykowski realizoi për 1 me 0 në minutën e 43 por që mysafirët barazuan me golin e Reisinger në minutën e 78.
Schalke ka humbur nga Hamburg me rezultat 3 me 1.
Me të njejtin rezultat humbje ka pësuar edhe Frankfurt nga Mainz./Indeksonline/