Kjo penallti si komedi, sa qesharake

Një ekzekutim i penalltisë në ligën e futbollit të Kazakistanit u bë objekt humori në ndeshjen mes Astanas dhe FC Tobol.
Ishte era e madhe që fryente në atë kohë, ajo që nuk lejonte lojtarin për të ekzekutuar penalltinë.
As ndihma e gjyqtarit dhe bashkëlojtarit nuk bënë që topi të zë vend në pikën e bardhë. Lojtari arriti që në një moment të "mashtroj" erën për të goditur atë penallti në cakun e duhur.