E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Klajdi Bitri u vra me pushkë peshkimi; ndërhyri për të mbrojtur shqiptarin që po rrihej në sy të familjes nga një algjerian (VIDEO)

Ky është momenti i arrestimit të autorit 30-vjeçar nga Algjeria i cili la të vdekur me një pushkë peshkimi 23 vjeçarin shqiptar, Klajdi Bitri.

Në videon e regjistruar nga banorë të zonës duken forcat e policisë gjatë arrestimit dhe pranë tyre arma e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, në Ancona në Itali.

Të shumtë kanë qenë kalimtarë dhe turistë, të pranishëm në skenën tragjike e cila u shkaktua pas një sherri banal nisur nga mungesa e përparësisë në një rrethrrotullim të qytetit.

Mes dy shoferëve, algjerianit dhe shokut të viktimës kishte lindur një debat. 23-vjeçari Klajdi Bitti ndërhyri për të mbrojtur shokun me të cilin ndodhej në makinë por u qëllua për vdekje.

Alegjiriani mori pushkën e peshkimit dhe qëlloi duke lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar disa ore më vonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›