E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Klajdi merr surprizën e jetës,“Fundjavë Ndryshe” merr përsipër rikonstruksionin e banesës së tij

Këngëtari Klajdi Musabelliu mori dy surpriza dje në Big Brother VIP 4.

Pasi rrëfeu mes lotësh historinë e jetës së tij, vështirësitë dhe karrierën, ai u surprizua me praninë e mamasë së tij, në dtën e parë të këtij viti.

Mes lotëve, njëkohësisht edhe te qeshurave, ajo e kshilloi që të mos hante shumë dhe të vijonte lojën.

Një suprizë tjetër ishte përgatitur për artistin.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i drejtuar nga Arbër Hajdari do të marrë pësipër rikonstruksionin e banesës së tij, ku jeton me të ëmën.

Kjo u prit me shumë emocion nga ana e të dyve dhe nga opinionisti Arbër Hajdari në studio.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›