E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klerikët përtej fesë!

Të gjitha fetë duan paqe. Ky mesazh edhe duhet të jetë mision i klerikëve fetarë. Megjithëkëtë, profili i klerikëve fetarë në Kosovë ka nisur të lëkundet nga deklaratat që nga disa pjesëtarë klerikë fetarë u bënë në foltoret e shtëpive të Zotit.

Madje këto deklarata kanë tensionuar maksimalisht situatën e sigurisë, sa që deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama të ecë nën përcjelljen e policisë, për shkak të kundërshtimeve që i kishte bërë imamit të Prizrenit, i cili kishte dalë përtej “ajeteve kuranore” duke i etiketuar femrat shqiptare si “rrospija”, shkruan gazeta Zëri.

Por, imam Irfan Salihu nuk është i vetmi që tejkalon normat fetare. Para tij ka qenë imam Shefqet Krasniqi, i cili deklaroi se “Nëna Terezë e ka vendin në xhehenem”, ndërsa prifti don Anton Kçira i quajti shqiptarët “Qen” dhe shprehu pakënaqësi “pse s’i ka vrarë Millosheviqi dhe shumë shqiptarë të tjerë”.

Ndërsa “kapak” kësaj punë i ka vënë këto ditë hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu që ka bërë në xhaminë Suzi Zerri në Prizren. Duke folur për moralin, ofendoi femrën shqiptare, e cila ka marrëdhënie intime me një mashkull pa kurorë, hoxhë Salihu iu bëri thirrje meshkujve me shprehje si të rrinë "larg rrospiave dhe kurvave”, e cila ka ngjallur pakënaqësi në opinion dhe reagime nga shoqëria civile, deputetet femra...

Deklaratat e të tre këtyre klerikëve fetarë morën gjykim publik, por jo dhe institucional. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›