“Klevi Metaj, luani i protestës mori të njëjtën masë si Karçanaj”- Berisha: Vendim i turpshëm me urdhër të Ramës! Kryeministri, zjarrvënësi më i madh i kombit
Kryedemokrati Sali Berisha në një prononcim nga selia blu foli mbi masat e arrestit që ka dhënë sot gjykata e Tiranës ndaj protestuesve të arrestuar ditën e parë të protestave të fuqishme studentore.

Berisha u shpreh se kemi të bëjmë me një vendim politik të dhënë nga zyra e Edi Ramës. Ai mori shembullin e protestuesit që u bë simbol, Klevi Metaj që siç tha kreu i PD mori të njëjtën masë si ish-drejtuesja e AKSHI Mirlinda Karçanaj.
Berisha shtoi edhe një herë ultimatumin e tij për Edi Ramën që të japë sa më parë dorëheqje dhe të zgjedhë fatin politik të Ramiz Alisë në vend të atij të ish-diktatorit rumun Nikolla Çaushesku, që u ekzekutua nga protestuesit.
Berisha: Ju bëj thirrje të gjitha shërbimeve publike të konsiderojnë rreshtimin e tyre m studentët. Është e një rëndësie jetike. Zgjerimi dhe universalizimi i kësaj revolte. PD dënon me forcën më të madhe vendimet e sotme të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi. E cila për definicion me ligjin në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit duhet të refuzonte vlerësimin e masës ndaj heronjve të revoltës studentore. Masat politike të dhëna nga Edi Rama përmes gjykatës. A mund të imagjinoni studenti Metaj luani i protestës pa asnjë akt dhune përveç reagimeve të ligjshme plotësisht të ligjshme ndaj narko banditëve që e arrestuan dhe donin ta rrëmbenin e lënë në arrest shtëpie njëlloj si Karçanaj e Surrelit. A mund të imagjinohet një gjë e tillë?! Ajo që me Ergys Agasin dhe bandën kartelet dhe bandën e AKSHI ka zhdukur qindra mln për llogari të Edi Ramës dhe mafies së tij, ajo ndodhet në arrest shtëpie njëlloj si studenti guximtar që u mbrojt me heroizëm me guxim të jashtëzakonshëm nga 7 narko banditë që e rrethuan pa asnjë motiv. Vendimet e sotme janë marrë në zyrën e Edi Ramës. PD informon qytetarët dhe protestuesit se ajo ka organizuar shërbim avokatie falas për çdo të ndaluar. Ndaj dhe duhet ti drejtoj kësaj zyre telefoni i të cilit do afishohet në faqe për t’i kërkuar ndihmë. Deputetët e PD janë non stop në të gjithë narko komisariatet dhe do jenë në mbrojtje dhe mbështetje të studentëve. Dënoj qëndrimet shtazore të narko regjimit të Edi Ramës. Zjarrvënësi më i madh në historinë e Shqipërisë është Edi Rama. Ka djegur ëndrrat e qindra mijëra të rinjve. Se me flakët e zjarrit të tij ai ka vjedhur shpresën e një kombi të tërë në Shqipëri. Me flakët e zjarrit të tij ka vjedhur së paku me narko qeverinë e tij të paktën 12 mld euro. Ka shfarosur zhdukur qindra mijëra vende pune dhe ka përzënë nga Shqipëria mbi 47% të shqiptarëve. Ata që fajësojnë studentë janë skllevër të Edi Ramës, puthadorë të shpifur të tij. Që paguhen nga taksat e vjedhura të shqiptarëve. Nëse flitet për zjarrvënie, më i madhi në historinë e këtij kombi që nga pushtimi otoman është Edi Rama. Kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme. Mes fatit të Çausheskut dhe Ramiz Alisë mendoj se në interesin e tij është të zgjedhë fatin e diktatorit të fundit, dhe të ikë dhe ky si diktator i drogës.
PD deklaron se mbështet me të gjithë potencialin e saj këtë protestë dhe do e mbështesë deri në fund. Akuzat bajate e Edi Ramës janë turpi dhe faqja e zezë e tij. Sipas të cilit kjo protestë është rezultat i armikut të brendshëm që është opozita dhe të jashtëm që nuk e ka identifikuar akoma nëse është Greqia, Serbia, Irani apo Rusia nuk e di. Dije mirë i them se opozita do qëndrojë me të gjithë fuqitë e saj në mbështetje të kësaj proteste. Jep dorëheqje. Dhuna dhe zjarri, ti je zjarrvënësi më i madh i kombit. Meriton ndëshkimin më të madh.