E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinaku Aleance me Vetevendosjen dhe Shqiperine Natyrale per bashkimin

Prishtine 7 nentor NOA - Avni Klinaku kryetar i Levizjes per Bashkim ka thene se iu kemi ofruar levizjes Vetevendosje gjithmone duke ia njohur rolin udheheqes duke e njohur Albin Kurtin si lider dhe duke respektuar madje edhe emrin e levizjes Vetevendosje dhe keto kane rezultuar fatkeqesisht pa sukses.

Muaj me pare Avni Klinaku kishte paralajmeruar nje koalicion parazgjedhor qe do te lidhej midis subjekteve qe kane ne program bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Midis tyre edhe me levizjen Vetevendosje te Albin Kurtit. Iniciativa per koalicionin me Vetevendosjen eshte shpallur e deshtuar.

Ne nje interviste per Kohen Ditore Klinaku lider i Levizjes per Bashkim ka treguar se cka e ka bere te pamundur kete koalicion. Ka folur per vetemohimin e levizjes qe ai drejton por edhe per gafat e levizjes se Albin Kurtit. Ai ka shprehur drojen se pasoje e kesaj eshte shperndarja e elektoratit qe eshte pro bashkimit kombetar.

Megjithekete ka shfaqur shpresen qe me disa subjekte te tjera te dale bashkerisht ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Midis tyre edhe me Listen per Shqiperine Natyrale qe se fundi eshte themeluar ne Shqiperi e qe do te shtrije aktivitetin edhe ne Kosove. Pritjet e tij jane qe se paku dy subjekte te mberrijne pragun prej 5 per qind dhe te behen pjese e Kuvendit te Kosoves.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›