E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Raportet SHBA-Izrael, solide

Pas zhurmës mediatike dhe deklaratave që ftohën marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-së dhe Izraelit, sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ritheksoi se raportet mes dy vendeve mbetën të forta dhe solide.Sekretarja e Shtetit rithekson marrëdhëniet e mira.

“Pavarësisht ndasive mbi cështje të ndryshme dhe debatit diplomatik publik, raportet mes dy aleatëve nuk mund të cënohen. Vizioni ynë është i qartë mbi sigurinë e Izraelit, marrëdhëniet tona janë dhe do të jenë përgjithmonë të forta dhe solide”, deklaroi shefja e diplomacisë amerikane.

Deklarata e Klinton i parapriu vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›