E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton denon sulmin ndaj Korese se Jugut

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe homologet e saj te Korese se Jugut dhe Japonise kane denuar Korene e Veriut per sulmet e fundit dhe perhapjen e armeve berthamore.

Sipas tre diplomateve sulmet kercenojne stabilitetin dhe paqen ne gadishullin Korean dhe me gjere.

Treshja u zotua per mbeshtetje per Korene e Jugut dhe i beri thirrje Kines qe te marre nje rol me te madh ne kufizimin e Phenianit. Ne te gjithe jemi dakort se sjellja provokuese dhe lufta e Korese se Veriut rrezikon paqen dhe stabilitetin ne rajon tha Klinton pas nje takimi ne

Departamentin e Shtetit ne Uashington me ministrin e jashtem te Korese se Jugut e ate japonez .

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton theksoi se cdo perpjekje per te rifilluar bisedimet shumekombeshe me Phenianin duhet te filloje me vete Korene e Veriut e cila duhet te nderprese te gjitha sjelljet provokuese dhe luften.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›