Klinton në Tiranë, takohet me presidentin Nishani

TIRANE- Pak pas mberritjes se saj ne Rinas, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton eshte pritur ne nje takim nga presidenti i vendit, Bujar Nishani.
Pritja per nder te saj u mbajt ne Pallatin e Brigadave. Nishani ka dekoruar sekretaren amerikane te Shtetit me Urdhrin e Flamurit, titulli më i lartë shqiptar.
Vetëm pesë personalitete janë nderuar me Urdhrin e Flamurit deri sot. Dy janë shqiptarë dhe dy janë ish Presidentët Amerikanë Bill Klinton dhe George W. Bush.
Pas ketij takimi, Klinton do te pritet nga kreu i qeverise, Sali Berisha.
Avioni i sekretares Klinton ka mberritur ne Rinas rreth ores 10.30.
Klinton ka zbritur fare thjesht nga avioni, e vetme, madje duke mbajtur vete cadren per t’u mbrojtur nga shiu.
Ne pritje te saj kane qene personalitete te larta te vendit, mes te cileve edhe ambasadori ameirkan Aleksander Arvizu, me te cilin eshte takuar fillimisht e pas tij me ministrin e Jashtem, Edmond Panariti.
Sekretarja amerikane do te jete ne Tirane per nje vizite jo me shume se 4 oreshe per t’u larguar serish pak pas mesdites. Ajo vjen në Tiranë me ftesë të kryeministrit, Sali Berisha edhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Klinton duke zbritur nga avioni ne Rinas/ BW