Klinton paralajmeron Iranin
Sekretarja Amerikane e Shtetit tha se Uashingtoni po merr masa pergatitore per sanksione te reja kunder Iranit, nese thirrjet drejtuar Teheranit per programin berthamor deshtojne te japin rezultate. Klinton tha se thirrjet e administrates Obama per dialog i japin me shume epersi perpjekjeve per ta bindur Iranin te ndale pasurimin e uraniumit. Sekretarja i tha Kongresit se politika e ripajtimit me Iranit nuk eshte pa kufi dhe ne se perpjekjet per ta bindur kete vend te ndale pasurimin e uraniumit deshtojne, Teherani do te perballet me sanksione te ashpra. Numri nje i Departamentit te Shtetit theksoi se administrata Obama nuk ka asnje iluzion rreth angazhimit me Iranin dhe po operon ne dy kanale, duke ofruar dialog por edhe duke pergatitur masa ndeshkuese shtese nese nuk arrihet qellimi. Klinton foli edhe per ishullin komunist te Kubes duke thene se regjimit te Fidel Kastros po i vjen fundi, duke dhene si argument mosmarreveshjet mes presidentit kubanez Raul Kastro dhe vellait Fidel.