Klinton, takim me Ramën për 35 minuta

Sekretarja amerikane Klinton, ka takuar liderin e opozitës Edi Rama për 35 minuta në hotel “Sheraton”. Takimi tejkaloi afatin kohor, ndërsa hollësitë rreth përmbajtjes së bisedës do t’i japë zoti Rama në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Socialiste.
Takimi me një lider të opozitës është i pazakontë në udhëtimet zyrtare të diplomatëve amerikanë. I fundit që zonja Klinton ka bërë ka qenë me liderin e opozitës në Burma, të njëjtën gjë ka bërë dhe Sekretari Bejker në vitin 1991, i cili në shenjë karshilëku ndaj qeverisë së fundit komuniste të Tiranës, takoi atëherë liderin e opozitës.