E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi flet për bisedën me Hakiun

26/03/10 03:15

Klodi, pasi përfundon provën e zëvendësohen nga Olta dhe Erioni, rri pranë tyre i menduar për bisedën që zhvilloi me Kikën. Ai thotë ndonjë frazë herë pas here, por nuk ua tregon të gjithë bisedën atyre. Më pas Klodi largohet, ndërsa Olta me Erionin flasin për provën e më pas për ditët e mbetura në këtë shtëpi. Ata llogarisin ditët e qëndrimit dhe në një moment Erioni e pyet atë nëse do i vinte keq nëse do dilte. Olta përgjigjet se po, pikërisht për faktin se do mbeten të tjerë në shtëpi, pra që loja vazhdon pa të. Ajo fillon të flasë për Adën dhe thotë se iku shumë shpejt, që me herën e parë në nominim duke mbetur në shtëpi dikush që ajo priste se do dilte. Për Erionin, tani cdo gjë mund të ndodhë dhe është e pritshme që banorët të ikin dy nga dy apo edhe tre përnjëherë. Por për Oltën, një fakt që ndikoi negativisht në largimin e Adës ishte koha e shkurtër e të qënurit në nominim.
Klodi shkon tek Domenika që ndodhet me Manal dhe Tatianën e fillojnë të diskutojnë bisedën e tij me Hakiun. Domenika habitet me mendimin e Kikës se letra kushtuar nënës së Klodit ishte lojë. Ajo ua spjegon vajzave dhe shprehet se Klodi nuk mund të luante me dicka të tillë përpara miliona njerëzve. Ato habiten, ndërsa Domenika vazhdon të shprehë habinë për Hakiun dhe e krahason historinë e Klodit me historinë e saj, njësoj sikur të dalë e të thotë që i mungon i ati dhe Hakiu ti thojë se është lojë kjo. Klodi shprehet se ai le të mendojë se cfarë të dojë. Ata fillojnë të flasin për mungesën e njërit prind dhe Klodi shprehet se janë bërë të gjithë njësoj me këto histori sepse thuajse të gjithë kanë nga një prind që u mungon.
Ndërkohë, banorët kërkojnë Mirin i cili ka humbur dhe në asnjë vend nuk e gjejnë. Ata duken të preokupuar, por pas disa minutash të tëra kërkimi, Miri zbulohet që ishte duke fjetur brenda në dollap.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›