E Martë, 3 Nëntor 2026

Klopp pas njoftimit për të ardhmen: Falënderoj tifozët, por…

Të premten dha njoftimin, sot arriti një fitore të rëndësishme. Pasi Jurgen Klopp konfirmoi lamtumirën e tij me Liverpool-in në fund të sezonit, Reds gjetën fitoren në Fa Cup kundër Norwich. 5-2 rezultati përfundimtar që i lejoi Van Dijk dhe shokët e tij të siguronin kalimin në raundin e 16-shes.

“Ne luajtëm një lojë vërtet të mirë – theksoi trajneri gjerman, – Norëich pati momentet e tij gjatë gjithë lojës dhe shënoi dy gola të mrekullueshëm, ata bënë mirë. Jam i kënaqur edhe me lojtarët e mi që shënuan, luajtëm mirë që nga fillimi i ndeshjes. Curtis Jones? Ai është në një moment të mrekullueshëm,  po bëhet një lojtar vërtet i rëndësishëm. Por mbi të gjitha vjen nga sektori i të rinjve”, ritheksoi ai.

Klopp foli edhe për reagimin që pati nga turma e Anfield: “Ata më treguan gjithë dashurinë e tyre, ishte fantastike, ne kemi nevojë për këtë atmosferë në fushë. Ne kemi nevojë për tifozët tanë, ata nuk duhet të mendojnë për trajnerin e tyre, duhet të harrojnë njoftimin tim për një kohë. Duhet të mendojmë për fushën, duhet të përballemi me çdo kundërshtar me entuziazëm dhe duhet ta bëjmë këtë duke filluar nga e mërkura”.

Premier League rikthehet në mesjavë, të kuqtë do të përballen me Chelsea-n, më pas të dielën do të jetë ndeshja e madhe kundër Arsenalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›