E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: PS nuk e ka arritur maksimumin në Tiranë, duhet të kemi një listë të plotë të socialistëve

Sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi teksa ka shprehur vlerësim për arritjet e Partisë Socialiste në rang vendi, e cila po qeveris në mandatin e katërt, thekson se në Tiranë ende nuk është arritur maksimumi.

Klosi kërkoi një organizim të pltë të strukturave, për të pasur një listë më të plotë me zgjedhësit që i përkasin Tiranës.

Ai shtoi se kjo gjë është e arritshme përmes teknologjisë së re, përmes personave që janë në administratë por edhe grupeve në terren.

Për socialistët tha Klosi kjo nuk është një gjë e paarritshme, pasi të njëjtën praktikë e kanë përdorur edhe kur kanë qenë në opozitë.

“Nuk e kemi arritur maksimumin tonë në Tiranë. Fitorja është e meritur por ka njësi që na ccojnë në kahun tjetër.

Në Tiranë, ka ardhur koha për një njohje të listës. Me teknologjitë e reja, bashkë mund të kemi një njohje të plotë të listave. Këtë mund ta arrijmë përmes personave në administratë dhe grupeve në terren. E kemi bërë këtë gjë në opozitë. Sot që kemi teknologji, duhet të kemi një listë përkatëse”, tha Klosi./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›