E Diel, 1 Nëntor 2026

KnockOut-i me i shpejte rekordi mbahet nga nje femer

Në boks dhe sporte të tjera luftarake në ring, shënohen si rekorde edhe kohëzgjatja e një takimi. Shumë e mbajnë mend daljen e Mike Tyson apo Lenox Luis në ring, një pjesë e madhe e kundërshtarëve të të cilëve rezistonin, në rastet më të mira vetëm pak minuta.

Por rekordin për goditjen “knockout” (K.O) më të shpejtë e mban një femër. Bëhet fjalë për Veronica Rothenhausler, sportiste e arteve marciale në kategorinë MMA.

Gjatë konkurimit në “Tuff-N-Uff Festibrawl 2” në Las Vegas, Rothenhausler u vendos përballë Ashlee Evans-Smith. Duke u nisur nga emrat tifozët dhe fansat përkatës të pranishëm në arenë ishin përgatitur për një sfidë të gjatë.

Por nuk ka ndodhur kështu. I gjithë takimi ka zgjatur 5 sekonda. Me rënien e gongut, Rothenhausler me një goditje të fortë me të djathtën në mjekrrën e kundërshtares e ka gjunjëzuar atë. Më tej ka ndërhyrë gjyqtari i takimit që ka vendosur përfundimin e tij.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›