E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni, Shehi dhe Ndoka të përfshirë në listat e PD-së

Aleatët kryesor të Partisë Demokratike në koalicionin parazgjedhor PDK e LZHK pranojnë faktin se do të jenë të përfshirë në listat për deputetë të Partisë Demokratike.

Kreu i  demokristianëve Nard Ndoka  dhe ai i LZHK-së Dashamir Shehi në intervista të dhëna për Ora News shprehen se në momentin që do zbardhen detajet e marrëveshjes do të publikohen të dhënat teknike ndërsa vlerësojnë mënyrësn  se si   është arritur marrëeveshja me Partinë Demokratike.

Ndoka dhe Shehi ironizojnë  rreshtimine partive në hije në kampin e majtë. Për kreun demokristian  31  partitë e majta nuk marrin as sa gjysma e votave të PDK-së.

Mënyra se si janë formuar koalicionet  thonë Shehi dhe Ndoka favorizojnë koalicionin Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim për një fitore të kësaj mazhorance më 23 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›